Tri javë pas grabitjes në Aeroportin e Rinasit, eksperti i Aviacionit Civil, Dritan Goxhaj thotë se për ngjarjen duhet të ishte thirrur Këshilli i Sigurisë Kombëtare të aeroportit.
Sipas tij, aeroporti nuk ka patur siguri, duke ngarkuar me përgjegjësi të gjitha palët, përfshirë koncesionarin dhe policinë.



