Emigracioni, administrata Trump padit autoritetet e New York-ut

Emigracioni, administrata Trump padit autoritetet e New York-ut

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ngriti një padi ditën e djeshme kundër  autoriteteve të New York-ut, përfshirë edhe kryetarin e bashkisë Eric Adams, për politikën e tij të shndërrimit të qytetit në një "strehë" që mbron emigrantët e paligjshëm që përballen me deportim. 

"Politika e strehimit të New York-ut ka lëshuar mijëra kriminelë në rrugë për të kryer krime të dhunshme kundër qytetarëve që zbatojnë ligjin ", tha Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi në një deklaratë. 

Administrata republikane pretendon se të ashtuquajturat të cilat ndalojnë policinë të arrestojë njerëz bazuar në statusin e tyre të imigracionit dhe kufizojnë ndarjen e informacionit në lidhje me emigrantët me autoritetet federale, janë jokushtetuese, pasi imigracioni është një juridiksion federal.

Presidenti Donald Trump e ka bërë luftën kundër imigracionit të paligjshëm një përparësi kryesore, duke iu referuar një "pushtimi" të Shteteve të Bashkuara nga kriminelë nga jashtë dhe duke folur gjerësisht për deportimet e emigrantëve. 

Në muajt e fundit, Departamenti i tij i Drejtësisë ka filluar tashmë procedura ligjore kundër Illinois, New York dhe Colorado, si dhe qyteteve të Los Angeles dhe Chicago, të cilat të gjitha udhëhiqen nga demokratët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy