Gjendet trupi i pajetë i një vajze në lumin Shkumbin, po punohet për identifikimin e 17-vjeçares

Gjendet trupi i pajetë i një vajze në lumin Shkumbin, po punohet për identifikimin e 17-vjeçares

Është gjendur një tjetër kufomë dhe e dyta e nxjerrë për ditën e sotme e cila ndodhej në anë të lumit “Shkumbin” në qytetin e Rrogozhinës.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, kufoma është e seksit femër e moshës rreth 16-17 vjeçe. Trupi i pajetë u gjet rreth orës 15:40 në fshatin Çërmet.  Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për idenfitikimin e kufomës.

Ky nuk është rasti i vetëm i gjetjes së një kufome të mbytur ditën e sotme, pasi edhe më herët, rreth orës 13:50 në sipërfaqen e ujit në det në distancë 5-7 milje nga vendi i quajtur Kepi i Selitës, plazhi i “Gjeneralit”, është gjetur një kufomë ende e paidentifikuar.

Kufoma është pikasur nga ekuipazhi i një peshkarexhe “ku ka venë re që kufoma ka qenë mbi ujë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy