
Një aksident ka ndodhur rreth orës 14:00 në aksin Kallmet-Lezhë ku një automjet ka dalë nga rruga. Për pasojë është plagosur drejtuesja e mjetit Z. B., 31 vjeçe dhe pasagjerja, shtetasja Z. B., 51 vjeçe.
“Rreth orës 14:00, në aksin rrugor dytësor, në kryqëzimin Kallmet – Lezhë, automjeti me drejtuese shtetasen Z. B., 31 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, si pasojë, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuara lehtë drejtuesja e automjetit dhe pasagjerja, shtetasja Z. B., 51 vjeçe. Të dyja ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë, ku po marrin ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



