Inceneratorët/ Kikia: Çështja më e mirëdenoncuar që ka pasur ndonjëherë në dorë drejtësia

Inceneratorët/ Kikia: Çështja më e mirëdenoncuar që ka pasur ndonjëherë në dorë drejtësia

Afera e inceneratorëve është një nga çështjet më të mirëdenoncuar që drejtësisë i ka shkuar për shqyrtim. Në studion e lajmeve të MCN TV, gazetari Mentor Kikia tha se në rast se nga shqyrtimi i kësaj dosjeje dalin të penduar, atëherë e gjitha do të ketë vlerë politike.  

Të penduarin prokuroria duhet ta kërkojnë nëpër dokumentet që ka. Është një nga çështjet më të mirëdenoncuara që ka pasur ndonjëherë drejtësia në dorë. Nëse do të flitet për një të penduar, më shumë sesa vlerë ligjore, do të ketë vlerë politike. Ai njeri që fshihet pas këtyre interesave mund të mos ketë firmosur ndonjë dokument, por në fund paguan ai që ka firmosur.

Sa i takon kritikave të kryeministrit në lidhje me SPAK-un, Kikia tha se më shumë sesa të tilla ato janë një formë presioni.

Jemi në kushtet e një absurdi. Kryeministri është futur në garë me opozitën duke thënë se SPAK nuk po heton. Ose SPAK është kaq i pavarur dhe të dy palët e sulmojnë, ose ka një djallëzi në mes. Është e dyta. Akuzat që drejtohen mbi drejtësinë mund të përkthehen në formën e një presioni që duhet marrë parasysh për të mos bërë disa gjëra. Axhendën e SPAK nuk e vendos as kryeministri, as opozita. Mendoj që do të ishte e bardhë ajo ditë kur SPAK do të mund të hetonte krerët e politikës shqiptare. Shqiptarët duhet të dinë që nëse lidershpin e ka pasur të korruptuar, ta shohë para drejtësisë më në fund.  

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy