Shehaj: Sulm politik i Ramës ndaj meje, policia bllokon një biznes për 20 ditë dhe nuk jep asnjë shpjegim

Shehaj: Sulm politik i Ramës ndaj meje, policia bllokon një biznes për 20 ditë dhe nuk jep asnjë shpjegim

Deputeti Agron Shehaj, sot në Kuvend bëri me dije se policia i ka mbyllur biznesin dhe ka sekuestruar ambientet ku operonte ky biznes, pa asnjë leje apo urdhër nga prokuroria.

I ftuar në studion e emisionit "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Shehaj tha se teksa policia pas kontrollit që bëri, nuk dha asnjë arsye, shpejgim dhe gjetje, kjo sipas tij, e çon te konkluzioni se e gjitha është një akt hakmarrjeje politike nga kryeministri Rama.

Pa asnjë urdhër nga Prokuroria, pa asnjë urdhër nga gjykata, pa asnjë urdhër dhe shkresë nga askush. Forcat e policisë kanë hyjnë brenda një ambienti privat dhe kanë nxjerrë jashtë punonjësit, duke i terrorizuar dhe pa asnjë mandat ligjor.

Policia mund të vijë të bëj kontrolle, të bëj hetime, por duhet të jap arsye se pse ka ardhur, policia nuk u përgjigj në këtë pikë atëherë dola në konkluzion se është sulm politik ndaj meje.

Për të kuptuar se ky është një sulm politik mjafton që të lexosh twitterin e Ramës që paska qenë në dijeni për gjithçka. Policia e Shtetit për 20 ditë rresht, pavarësisht se kompania ime u ka shkruar, ata me kojën e tyre, kanë shkelur ligjin, pa e pyetur fare Ramën.

Në shtetin shqiptar policia bllokon një biznes për 20 ditë dhe nuk jep asnjë shpjegim, por duhet të dalë kryeministri.

Është e qartë se kemi të bëjmë me një sulm politik. Shikoni reagimin e Ministrisë së Brendshme.

Në momentin që unë u futa në politikë vendosa që ta bëj ashtu siç di ta bëj. Është një rrezik dhe risk që unë kam marrë përsipër dhe nuk tërhiqem.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy