Spanjë/ Liderja e "Podemos" akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza

Spanjë/ Liderja e "Podemos" akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza

Si kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ashtu edhe terroristët e Hamasit duhet të gjykohen nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale (ICC), tha të hënën politikanja spanjolle Ione Belarra. 

Duke folur në cilësinë e lideres së "Podemos", partneres së koalicionit qeverisës, Ministrja për të Drejtat Sociale tha:  “Izraeli po kryen një gjenocid të planifikuar” në Gaza duke lënë qindra mijëra palestinezë pa ujë, ushqim dhe energji elektrike, pretendoi Belarra, duke e përshkruar këtë si një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar dhe një krim të mundshëm lufte".

Ajo gjithashtu akuzoi Izraelin për "hipokrizi të papërshkrueshme" për atë që ajo e përshkroi si përdorimin e vrasjeve të tmerrshme të civilëve nga Hamasi për të justifikuar mizoritë e veta, si në përgjithësi ashtu edhe kundër Gazës në veçanti.

Në një video-mesazh pesëminutësh të transmetuar në mediat sociale, Belarra e konsideroi qeverinë e Netanyahut për "aparteid dhe pushtues" të palestinezëve, të inkurajuar dhe mundësuar nga SHBA dhe BE.

Duke folur në emër të partisë së saj, Belarra kërkoi hapjen e menjëhershme të një korridori humanitar, me anë të të cilit civilët mund të largoheshin nga Gaza të sigurt, ndërsa ekuipazhet e ndihmës dhe të shpëtimit të hynin për t'u marrë me pasojat e bombardimeve izraelite.

"Podemos do t'i kërkojë zyrtarisht partnerit të tij të koalicionit, Partisë Socialiste të Kryeministrit Pedro Sanchez, t'i bëjë peticion ICC-së për të hetuar Hamasin dhe Netanyahun për krime lufte", shtoi ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy