Seanca për Belerin, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës përballet me dëshmitarët (VIDEO)

Seanca për Belerin, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës përballet me dëshmitarët (VIDEO)

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbahet ditën e sotme procesi gjyqësor ndaj Fredi Belerit, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës më 14 maj.

Gazetari Arsen Rusta raportoi për MCN Live se gjykata dhe prokuroria i ka refuzuar lejen e posaçme për betim dhe se aktualisht ai është në procesin e tij të gjykimit në themel.

Ditën e sotme do të ketë përballje me dëshmitarët e mbetur mes tyre edhe ai që nuk po gjendet nga policia, vëllai i Arsen Ramës, apo i njohur si bashkëpunëtor i drejtësisë.

Ai ka pranuar dhe ka thënë se gjithçka e ka bërë për patriotizëm që të denoncojë korrupsionin zgjedhor që shtabi elektoral dhe zoti Beleri bënin gjatë fushatës për zgjedhjet vendore.

Zoti Beleri pritet të ribëjë sërish kërkesën për lejen e posaçme që ai i ka bërë gjithmonë gjykatës.

Është seancë në themel, nuk jemi më në seancë paraprake, jemi në ballafaqimin e provave, për të cilin mbrojtja e zotit Beleri kërkon hedhjen poshtë të këtyre provave të marra në mënyrë të paligjshme dhe përjashtimin e trupit gjykues si një trupë e njëanshme, duke favorizuar prokurorinë në proces.

Gjithçka pasi sipas tyre që në momentin e bashkëpunimit të bashkëpunëtorit të drejtësisë me policinë dhe më pas me SPAK, çdo të duhej që ky kazus të rrëzohej për shkak se ka qenë pikërisht ai dhe policia që kanë stimuluar zotin Beleri të paguajë para dhe nuk ka kërkuar zoti Beleri që të paguajë para për të blerë vota.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy