Progres-raporti i KE, Meta: Tregon gjendjen kritike të kapjes së shtetit, korrupsioni i përhapur në të gjitha fushat

Progres-raporti i KE, Meta: Tregon gjendjen kritike të kapjes së shtetit, korrupsioni i përhapur në të gjitha fushat

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2023, tregon një përkeqësim të vazhdueshëm në të gjitha fushat kryesore të funksionimit të demokracisë dhe shtetit.

Në një komunikim për mediat ditën e sotme ai deklaroi se progres-raporti evidenton krizën dhe mosfunksionimin e parlamentit.

Sipas tij, në vlerësimin e arritjes së kritereve politike, Komisioni Europian në progres-raportin 2023 për Shqipërinë konstaton, që “mbikëqyrja parlamentare e ekzekutivit ka mbetur e kufizuar”.

Komisioni Europian, shpreh kritika për refuzimin e komisioneve hetimore parlamentare të kërkuara nga opozita, për refuzimin e Kryeministrit për të marrë pjesë në interpelanca, për përjashtimin e deputetëve të opozitës nga Kuvendi, dhe bllokimin e komisionit për Reformën Zgjedhore.

“Pavarësisht krijimit të komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, nuk u arrit asnjë përparim as në miratimin e ndonjë teksti dhe as në adresimin e rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias. Kjo kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët”.

KE e karakterizon situatën politike në Shqipëri “të shënjuar nga polarizimi politik” dhe kjo gjë vërehet më së miri në punimet e Kuvendit të Shqipërisë, ku bashkëpunimi dhe dialogu konstruktiv mes opozitës dhe qeverisë është bërë praktikisht i pamundur sepse qeveria refuzon.

Ky konstatim i Komisionit Europian për punimet dhe efektivitetin e Kuvendit të Shqipërisë, tregon gjendjen shumë kritike të kapjes së shtetit.

Meta shtoi se Partia e Lirisë përmes deputetëve të saj, ka depozituar në Kuvend projektligjin, që do të mundësonte gjithëpërshirjen e të gjitha partive parlamentare në Këshillin e Integrimit Europian, duke krijuar kështu kushtet e nevojshme për një klime politike bashkëpunimi që do të çonte përpara procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, por që prej 1 viti e gjysmë ky projektligj nuk shqyrtohet nga Kuvendi i Shqipërisë.

Sipas tij, progres-raporti identifikon korrupsionin si një shqetësim madhor e të gjithëpranuar dhe thekson rritjen e prokurimeve pa garë duke bërë thirrje për transparencë.

Në këtë drejtim deklaron se progres-raporti thekson se, jo vetëm korrupsioni është një fenomen i përhapur në të gjitha fushat e jetës, por edhe niveli i përgatitjes së institucioneve të vendit për të luftuar dhe reduktuar korrupsionin është “nën mesataren” e duhur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy