109-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit, Çuçi: Investojmë më shumë në teknologji

109-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit, Çuçi: Investojmë më shumë në teknologji

Sot shënohen 109 vite nga krijimi i Policisë së Shtetit. Në një ceremoni të zhvilluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha gjatë fjalës së tij sot se Policia e Shtetit ka standard të lartë profesionalizmi. Sipas Çuçit, kjo u tregua më së miri në protestën e dhunshme të Sali Berishës më 8 janar.

Policia e Shteti ka nevojë për autonomi në kryerjen e detyrave të saj, siç ka tashmë çdo ditë më shumë. Policia ka krijuar standard të larët profesionalizmi dhe autonomie. Dëshmi është edhe menaxhimi i ngjarjes së fundit, ku Policia tregoi maturi. Një situatë ku ishte e vështirë të ndaje kufirin se ku mbaronte e drejta për të protestuar dhe detyrimin për të shmangur çdo pasojë kriminale ndaj personit apo pronës dhe policia dëshmoi nivel të lartë profesionalizmi.

Ai shtoi se do të ketë më shumë investime në teknologji dhe pajisje moderne dhe se janë rritur fondet për trajnimin financiar të efektivëve që punojnë larg vendbanimit.

Ne kemi parashikuar investime në teknologji e pajisje moderne kemi 5-fishuar investimet në teknologji dhe kemi rritur fondet për trajtimin financiar për ata punonjës që punojnë larg familjes së tyre", shtoi ministri.

Ndërsa kryepolici Gledis Nano bëri me dije se disa rrugë në vend do të pagëzohen me emrat e policëve të rënë në krye të detyrës.

Pas kësaj ceremonie, jo vetëm në Tiranë, por në disa qarqe të vendit, disa rrugë që nga sot e tutje, me iniciativë të Policisë së Shtetit dhe mbështetje të pushtetit vendor, do të pagëzohen me emrat e policëve të rënë, dhe kjo na jep një tjetër ndjesi e  motivim.  Jo vetëm do të njohim e të kuptojmë përjetësinë e këtyre emrave, por me gjasë do të na duhet të shohim se ata më tepër se kushdo tjetër, do të vijojnë në një tjetër formë, misionin e tyre në komunikimin e përditshëm me qytetarët, duke qëndruar si etalone të kujtesës, në mbrojtje dhe edukimin e tyre me vlerat me të larta morale, qytetare e patriotike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy