Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Ilir Kulla thotë se është hera e parë që amerikanët konsiderojnë Hamasin si të vetmen strukturë politike me ndikim dhe kjo ka ardhur si rrjedhojë e kërkesës së vendeve arabe.
Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se CIA ka negociuar me Hamasin deri tani me ndërmjetës, ndërsa tani negocimi është i drejtpërdrejtë dhe kjo ka inatosur Izraelin.
Kjo ka rritur nervozizmin e shërbimit sekret izraelit Mossadit i cili ka listën e njerëzve të Hamasit për t’i eliminuar fizikisht që fillon nga gjithë lidershipi politik i Hamasit kjo e çon Mossad në përplasje direkte me CIA-n.
Ndërkohë që CIA po negocion për të arritur paqen dhe ka dhënë garancinë që të mos preken liderët e Hamasit, sa kohë që janë në negociata, dhe kjo ka çuar në përplasjen mes Mossadit dhe CIA-s.
Po punojnë në dy drejtime komplet të kundërta, Mossad i konsideron terroristë dhe i ka në listën e eliminimit fizik, ndërsa CIA ka filluar të negociojë me ta në mënyrë që të arrihet paqja dhe kjo ka çuar në përplasje mes qeverisë izraelite dhe asaj amerikane dhe për rrjedhojë dhe mes Mossad dhe CIA.
Izraelitët janë nervozë se amerikanët po negociojnë dhe me Iranin me çështjet bërthamore. Një krizë e tillë nuk është parë më parë, se dy çështjet, Hamasi në një anë dhe çështja bërthamore i nervozon izraelitët dhe Mossad e sheh këtë gjë me nervozizëm.
Pa përmendur që Presidenti Trump takoi në Arabinë Saudite personalisht Presidentin e ri të Sirisë, të cilin Izraeli e sheh me shqetësim pasi ai vjen nga lista e atyre që i cilësonin si terroristë.



