Familjarët e 25-vjeçarit Klodian Rasha hedhin dyshime mbi strukturat ligjzbatuese në vend dhe mënyrën se si po punohet për zbardhjen e saj.
Ata thonë se ka përpjekje për t’i manipuluar provat në vendngjarje. Burimet pranë familjes Rasha i thanë TvT-së, se Klodiani është vrarë vetëm për shkak të mosmbajtjes së maskës dhe është qëlluar pas shpine duke ikur në banesën e tij.
Po të njëjtat burime thonë se policia ka fshirë të gjitha provat (kamerat e sigurisë në zonë), të cilat hedhin dritë mbi vrasjen e 25-vjeçarit.
Pavarësisht se autoritetet kanë fshirë provat, për të mbrojtur efektivin e patrullës së përgjithshme, siç tregon burimi, familja Rasha ka marrë të gjitha masat që të dokumentojë me prova se djali i tyre është vrarë padrejtësisht, edhe pse autoritetet po përpiqen të fshehin rrethanat e ngjarjes.
Ata thonë se policia ka nxjerrë në skenë një armë, për të cilën ka thënë se dyshohet që e kishte Klodian Rasha dhe me të ka kërcënuar efektivin. Por, sipas familjarëve, sipas familjarëve të të riut, ai s’ka patur kurrë armë me vete.



