Gjatë një interviste për televizionin gjerman ARD kancelarja Angela Merkel theksoi se Europa nuk do ta lejojë Greqinë që të shkaktojë kaos duke mbyllur kufijtë e saj.
Duke pranuar se kjo është një periudhë mjaft e vështirë për Europën, kancelarja u shpreh optimiste duke theksuar se Europa do të qëndrojë e bashkuar për të tejkaluar krizën e refugjatëve.



