Starova: Shqipëria u shfaq si skuadër e madhe ndaj Spanjës, me këta lojtarë do kërkohen rezultatet

Starova: Shqipëria u shfaq si skuadër e madhe ndaj Spanjës, me këta lojtarë do kërkohen rezultatet

Sulejman Starova në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se Shqipëria u shfaq si një skuadër e madhe në anën defensive ndaj Spanjës. Sipas Starovës, ekipi kombëtar po rritet dhe pozicionet janë të dubluara.

Starova u shpreh se kuqezinjtë tashmë kanë lojtarë cilësorë dhe do të kërkohet rezultatet.

Ka dallim miqësorja dhe ndeshja zyrtare. Nëse do na duheshin pikë, nuk do e fuste Roshin aty trajneri ndaj Spanjës në fund. Kur erdhi Reja filloi të merrej me mbrojtjen. Ndeshja me Spanjën tregoi se në fazë defensive, u shfaqëm si një skuadër e madhe. Ekipi po rritet. Po na rriten edhe lojtarët. Broja e ka bërë kohët e fundit diferencën, presim ta bëjë edhe Uzuni me Cikalleshin.

Kemi 6 sulmues. Kemi lojtarë cilësorë dhe Kombëtares tashmë do i kërkohet rezultat. Në mesfushë ishim vetëm me 3 lojtarë, tani janë dubluar pozicionet. Tani është momenti që ne të kemi pretendime për rezultat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy