Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, shprehet se opinion i Komisionit të Venecias ripohoi se ligji i vetingu është në përputhje me Kushtetutën. Majko u shpreh se sa më shpejt që Gjykata Kushtetuese të ripohojë atë që thotë Venecia, aq më shpejt nis zbatimi i reformës.
“Komisioni i Venecias hedh të zezën mbi të bardhë dhe i thotë Gjykatës Kushtetuese se është absolutisht kushtetues. Ai duhet të hyjë sa më shpejt në veprim për situatën në të cilën ndodhet drejtësia në Shqipëri dhe për nivelin e korrupsionit që ndodhet në të”, tha Majko.
“Sa më shpejt. Sikur nesër Gjykata Kushtetuese ta ripohojë këtë që Komisioni i Venecias ka dhënë me shkrim, besoj se kaq kemi humbur”, shtoi deputeti socialist.



