Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, kapet në Belgjikë/ Emri

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, kapet në Belgjikë/ Emri

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, është kapur në Belgjikë.

 

Shërbimet e FAST Albania, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë siguruar informacion se një shtetas i dënuar për krime kundër personit fshihej në Belgjikë.

 

Informacioni është shkëmbyer në kohë reale me partnerët belgë, nëpërmjet rrjetit ENFAST dhe, si rezultat, në kuadër të operacionit të koduar “Ndërveprimi”, u mundësua lokalizimi, kapja në Belgjikë dhe arrestimi me qëllim ekstradimin e Nasi Hodo, 29 vjeç, i lindur në Sarandë.

 

29-vjeçari kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2019, Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

 

Në muajin korrik 2017, Hodo, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka vrarë me thikë shtetasin Premtim Bega, si dhe ka plagosur rëndë shtetasin Enea Myftari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Borsh, Sarandë.

 

Gjithashtu, 29-vjeçari është autor i plagosjes së shtetasit D. K.

 

Aktualisht vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve belgë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e Nasi Hodos në Shqipëri, me qëllim kryerjen e pjesës së mbetur të dënimit, 13 vjet, 6 muaj dhe 27 ditë burgim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy