
Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Skënderbeut dhe Laçit, e vlefshme për javën e 17-të në Superiore.
Pas 45 minutave të para, kurbinasit kryesojnë 0-1. Vendos goli i shënuar nga Mijaki në minutën e 12-të.
Vlen të përmendet se Skënderbeu ishte më kërkues në këtë pjesë të parë, me disa raste dhe dy pretendime për penallti, por VAR dhe arbitri vendosën ndryshe.



