Poloni, hetime për vdekjen e ish-presidentit

Poloni, hetime për vdekjen e ish-presidentit

Vëllai binjak i presidentit polak, Lech Kaczynski i vrarë në një aksident ajror në 2010 në Smolensk, në perëndim të Rusisë njoftoi sot se eshtrat e tij do të zhvarrosen për arsye hetimi për zbardhjen e vdekjes së 96 pasagjerëve në bordin e avionit.

“Unë pajtohem me vendimin e Prokurorisë në lidhje me zhvarrosjen e eshtrave. Për eshtrat e vëllait tim është përcaktuar respektimi i afateve kohore. Ky është rasti i parë i kryerjes së një procedure të tillë, ndoshta i pari në vendin tonë”, deklaroi Jaroslaw Kaczynski, në një intervistë publikuar në web-in online Onet.

Lideri i konservatorëve polakë (PiS) në pushtet prej një viti, Jaroslaw Kaczynski i cili mbron tezën e një atentati e cilësoi “skandaloz” hetimin e drejtuar nga qeveria e mëparshme liberale.

“Hetimi nën qeverinë e mëparshme ishte një skandal i vërtetë që duhet të çonte disa personalitete në bankën e të akuzuarve”, deklaroi Kaczynski, duke cituar veçanërisht presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk (ish-kryeministër) dhe ish-kryeministren Ewa Kopacz, e cila e zëvendësoi atë pas largimit në Bruksel.

“Trupat pasi janë transportuar në Poloni, nuk kanë kaluar fazën e ekspertizës mjeko-ligjore pasi nuk u është bërë autopsia”, vijoi ai.  Publikut u është mohuar e vërteta, duke vijuar më tej me arsye shëndetësore. Ndërsa trupat e ushtarëve të vrarë në misione ushtarake u bëhet autopsia sapo riatdhesohen në Poloni”, shtoi kreu I PiS-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy