Rita Ora dhe Taika Waititi debutuan për herë të parë si çift në premierën e “The Suicide Squad” mbrëmjen e të hënës.

Këngëtarja 30-vjeçare eci dorë për dore me aktorin, 45 vjeç, i cili luan Starro në film.

Këngëtarja me origjinë shqiptare kishte veshur një fustan kostum i cili kishte të hapur pjesën e pasme.

Flokët e kapur lartë dhe vathët me diamant i dhanë këngëtares një shkëlqim.




