Berisha: T'u rikthejmë votën e lirë shqiptarëve, nuk votojmë asnjë propozim të Ramës për president (VIDEO)

Berisha: T'u rikthejmë votën e lirë shqiptarëve, nuk votojmë asnjë propozim të Ramës për president (VIDEO)

Si sot 31 vite më parë, më 2 prill 1991, ndodhi një ngjarje që tronditi Shkodrën, duke shënuar një ndër revoltat më të mëdha popullore në vend.

Kjo ngjarje konsiderohet dhe si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri, ku mes turmës që protestonte u vranë me snajperë nga forcat e sigurimit, Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.

Pikërisht pas zgjedhjeve të marsit, edhe pse ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Tiranë disa muaj para, shteti autoritar vazhdonte të ishte në këmbë dhe vrau 4 të rinj.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë sot në homazhet dhe vendosjen e kurorave pranë Memorialit “2 Prill 1991” në Shkodër.

Sakrifica e tyre u bë dritë për shqiptarët. Maskara e 2 prillit jehoi fuqishëm në kongresin e SHBA. Sot ne nderojmë kujtimin e tyre në një ditë të vështirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sot pas 31 vitesh të martizimit të tyre vota e lirë është tërësish konfiskuar nga sistemi kriminal i patronazhistëve, nga tregu kriminal i blerjes dhe shitjes së votës, nga banda e qeverisë. Martirët e dy prillit, sot më shumë se kurrë kanë betejë për të rinjtë shqiptarë, të vazhdojnë betejën për votën e lirë. Sot shqiptarët përballen me një qeveri e cila siç faktohet përbenë një organizatë të vërtetë kriminale. Një qeveri, që vjedh dhe plaçkit shqiptarët, votën e tyre, liritë e tyre, pasuritë e tyre dhe kjo i përbën një pushtim apel për çdo qytetar të bashkojmë forcat për të çliruar Shqipërinë të frymëzuar nga Shkodra.

Ndërsa lidhur me emrin e ri të presidentit, Berisha tha se ai nuk do të votojë asnjë emër të propozuar nga mazhoranca për presidentin e ri të vendit.

Nuk merrem me propozimet e Edi Ramës. S’kemi një emër që të propozojmë për president. Nuk do të votojmë kandidatët e Edi Ramës. Ti votosh do të thotë ta replikash të kesh formën e tij. Konsensusi me Edi Ramën është të puthesh me Judën. Ai vuan nga kompleksi i vdekjes, edhe në gjumë i dal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy