Këngëtarja Taylor Swift bën histori në MTV Video Music Awards 2024 (VMA) duke u bërë artistja më e vlerësuar ndonjëherë në historinë 40-vjeçare të eventit, i cili shpërblen videoklipet dhe këngët më të mira muzikore të 12 muajve të fundit.
Me gjithsej 30 çmime Moonmen, ka kaluar edhe Beyonce, e cila ka rrëmbyer 26 të tillë.
Ylli i popit mbërriti në Ubs Arena në Long Island, Nju Jorkut, duke sjellë me vete një valixhe të ngarkuar me 12 nominime.
Ajo fitoi në shtatë kategori, përfshirë videon e vitit për “Fortnight” me Post Malone dhe artistin e vitit. Përsëri ajo bëri histori si interpretuesja e parë që fitoi dy herë në atë kategori.
Swift është gjithashtu artistja që ka fituar pesë herë për kategorinë video më të mirë.
VMA e 40-të u organizua nga Megan Thee Stallion. Ndër artistët që performuan, LL Cool J, Eminem, i cili hapi shfaqjen, Shawn Mendes, Katy Perry, Benson Boone, Anitta, Karol G, LL Cool J, Camila Cabello, Halsey.
Çmimi për këngën më të mirë të vitit shkoi për Sabrina Carpenter për “Espresso”.



