Shefi i NATO-s Mark Rutte siguroi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se qëllimi i tij si kreu i aleancës ushtarake është të sigurojë mbështetjen që Ukraina të fitojë.
Rutte vizitoi kryeqytetin ukrainas në udhëtimin e tij të parë si sekretar i përgjithshëm i aleancës.
Ai tha se zgjodhi Kievin si udhëtimin e tij të parë “për t’jua bërë të qartë Ukrainës, popullit të Ukrainës dhe të gjithëve se NATO qëndron me Ukrainën”.
Nga ana e tij në një paraqitje të përbashkët mediatike me Rutte, Zelensky kritikoi vonesat perëndimore për furnizimin e armëve me rreze të gjatë .
Ne kemi nevojë për sasi dhe cilësi të mjaftueshme të armëve, duke përfshirë armë me rreze të gjatë, që, për mendimin tim, partnerët tanë tashmë po e zvarritin.
Udhëheqësi ukrainas u bëri thirrje gjithashtu anëtarëve të NATO-s që të marrin një rol më aktiv për të ndihmuar vendin e tij për të shmangur sulmet ajrore ruse.
"Ne do të vazhdojmë të bindim partnerët tanë për nevojën për të rrëzuar raketat dhe dronët rusë," tha Zelenskyy, duke shtuar "ajo që funksionon në qiejt e Lindjes së Mesme dhe ndihmon Izraelin të mbrohet mund të funksionojë edhe në qiejt e pjesës sonë të Evropës”.



