
Një fshat në Rusi që është i mbuluar me akull pasi u braktis, po bën xhiron e rrjetit pas pamjeve fantastike. Videoja e xhiruara nga rusja Maria Passer, tregon apartamente të lëna bosh kur pothuajse të gjithë banorët u larguan për shkak të mungesës së punës.
Të gjitha, përveç disa prej banesave, tani janë të shkretuara, ndërsa shumë prej ndërtesave të mbuluara me akull të trashë për shkak të plasjes së tubave.
Maria, 26 vjeçe, kapi pamjet mahnitëse të fshatit të ngrirë Severny, në një vizitë me miqtë në shkurt dhe mars, kur temperaturat ranë në -40C.
Maria tha: “Kur isha duke eksploruar, u ndjeva e trishtuar për këtë fshat që po vdiste dhe për ata pak njerëz që kishin mbetur në të për shkak të kushteve të tmerrshme. Një nga ndërtesat që vizitova kishte 100 apartamente, por vetëm një familje jetonte në të - të gjithë të tjerët ishin zhdukur".
Maria, e cila filloi të eksploronte vendet e braktisura shtatë vjet më parë, tha se ka vizituar qindra vende bosh, përfshirë fabrikat, shkolla dhe kështjella.



