Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër Lezhë, ku për pasojë kanë mbetur 3 persona të plagosur.
Aksidenti ka ndodhur disa minuta më parë dhe ka ndodhur për shka të një parakalimi të gabuar të njëri prej automjeteve të përplasura.
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës ndërsa gjëndja e tyre nuk paraqet rreziqe për jetën.
Me datë 06.06.2017 , rreth ores 14:30 , është marrë njoftim se në Mabë ka ndodhur një aksident automobilistik.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjeti Benz me targa AA 098 BF me drejtues shtetasi M.D. banues në Shkoder me mjetin autoveturë me targa AA 733 MS me drejtues shtetasi A.Sh. banues në Lezhë.
Për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi shtetasi A.Sh .me pasagjerin N.D. në mjetin e tij si dhe drejtuesi tjetër M.D. me pasagjeren F.D. në mjetin e tij të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Lezhë , nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje , në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.-njofton policia.
Në videon e siguruar nga Joq, shfaqet momenti kur autoambulanca po transporton dy persona me barrelë, ndërsa një i plagosur i tretë, ndodhet i shtrirë në tokë.



