Ja çfarë thonë dy kritiket e Bashës në PD, Topalli dhe Bregu pas arritjes së marrëveshjes

Ja çfarë thonë dy kritiket e Bashës në PD, Topalli dhe Bregu pas arritjes së marrëveshjes

Lulzim Basha dhe Edi Rama njohën deputetët me marrëveshjen e arritur pas mesnate rreth orës 17:00, dy orë pasi kishin diskutuar për modalitetet tek Pallati i Kongreseve për 5 orë.

Ndërsa marrëveshja u zbardh edhe në media, rreth saj kanë folur edhe dy zërat kritikë brenda Partisë Demokratike, Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu.

Deputetja Jozefina Topalli ka deklaruar se “marreveshja është interesante. Hyrja ne zgjedhje ajo qe doja”, ndërsa Majlinda Bregu në një prononcim për mediat fill pas saj u shpreh: “Mos më bëni të buzëqesh më tepër”.

E njohur si një prej zërave që i dolën kundër disa prej vendimeve të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deputetja e kësaj partie, Majlinda Bregu reagoi edhe më herët për marrëveshjen e arritur mes liderit të opozitës dhe kryeministrit Rama për paketën “McAllister +”.

“Smile is the best revenge of all (Buzëqeshja është hakmarrja më e mirë)”, shkruan Majlinda Bregu në faqen e saj zyrtare në Facebook./ BW

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy