Projektligji për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit, Berisha: Ligj anti-Meta! Ta provojnë me mua

Projektligji për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit, Berisha: Ligj anti-Meta! Ta provojnë me mua

Kryedemokrati Sali Berisha e cilëson projektligjin e propozuar nga Partia Socialiste për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, si ligj “anti-Meta” dhe se nëse e provojnë me të, vetëm sa do t’i rrisin hovin.

Në konferencën e sotme për mediat, Berisha deklaroi se Partia Demokratike gjatë periudhave të saj në pushtet ka miratuar dy ligje për lustracionin dhe se në praktikën botërore ligjet e dekriminalizimit janë tjetër dhe të lustracionit janë tjetër.

Në praktikën europiane dhe botërore, ligjet e dekriminalizimit janë tjetër, ligjet e lustracionit janë tjetër. Janë kategori të ndryshme. Me ligjet e lustracionit PD përjashtonte nga funksionet publike agjentët, informatorët e Sigurimit të Shtetit dhe nomeklaturën e lartë komuniste.

Ligji është vënë në zbatim në vitin 1996, është kopje e ligjit çeko-sllovak. Ky ligj u amendua nga socialistët në pushtet duke hequr komponentin lustracion. Për këtë arsye, PD në vitin 2008 miratoi në Parlament ligjin e lustracionit.

Në 1995 PD miratoi ligjin për dënimin e krimeve të komunizmit. Mbi bazën e këtij ligji u dënuan 73 zyrtarë nga Presidenti i Republikës te një komandant poste që zvarriti trupat e të rinjve të pushkatuar në kufi.

Ky ligj u quajt kushtues nga Gjykata Kushtetuese dhe është edhe sot në fuqi. Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi për ligjin e lustracionit, kjo nuk mund të ketë asnjë hezitim.

Atë që bën Partia Ssocialiste, duket se është një ligj po ta quajmë ligji anti-Meta, i cili bazohet në një shpifje të qartë të hedhur poshtë nga vetë autori për të cilin akuzohet zoti Meta.

Nëse PS është e gatshme të rikthejë ligjin e lustracionit, Autoriteti i hapjes së Dosjeve ekziston, nuk ka nevojë të ngrihet. Ne jemi për lustracionin.

Në vijim tha se nëse do të bëjnë një ligj anti-Berisha, “le ta provojnë, vrulli dhe hovi im do të rritet më shumë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy