
Ka përfunduar pas afro dy orësh protesta e katërt kundër aferës 5D të mbajtur para Bashkisë Tiranë.
Gazetari Andon Kello në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se protesta e radhës është thirrur të premten që vjen, megjithëse po diskutohet për një protestë të martën, duke qenë se është vendosur që më 30 prill të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak.
Këshilli Bashkiak i Tiranës për herë të parë pas arrestimit të drejtorëve për aferën 5D do të mblidhet në martën. Nuk është mbledhja urgjente, por mbledhje e zakonshme e Këshillit Bashkiak me një rend ditë të përcaktuar nga këshilltarët e mazhorancës. Pritet një konfirmim i dytë nëse do të ketë apo jo një protestë ditën e martë, pasi ka qenë një diskutim mes Këlliçit dhe Blushit edhe për të propozuar një protestë masive të martën paralelisht me mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Aksionit i janë bashkuar dhe deputetët e opozitës.



