Një nga autoret femra më të njohura të Spanjës rezultoi se ishin 3 burra.
Zbulimi erdhi pasi "Carmen Mola", e cila ka shitur mbi 400,000 libra, fitoi 1 milion € (rreth 845,000) në çmimin letrar Planeta dhe shkrimtarët Agustín Martínez, Jorge Díaz dhe Antonio Mercero dolën përpara për të mbledhur çmimin e lakmuar.
Mola ishte e njohur gjerësisht në Spanjë për trillerët e përshtatur në filma, por faqja e internetit e autorëve e promovoi si një shkrimtare femër, profesoreshë universiteti, 40-vjeçe dhe nënë e tre fëmijëve që e vlerësonin privatësinë.
Instituti i Grave në Spanjë e ka vlerësuar Molan si një autore femër që “na ndihmon të kuptojmë realitetin dhe përvojat e grave”.
Në të vërtetë rezultoi se “Carmen Mola” ishte një personazh i trilluar për të mbrojtur anonimitetin e tre autorëve dhe skenaristëve meshkuj.
Në një intervistë me gazetën spanjolle El Pais pas ceremonisë, Martínez, Díaz dhe Mercero mohuan se ata ishin fshehur pas emrit të një gruaje për të shitur libra.
"Nuk e di nëse pseudonimi femëror shitet më shumë se ai mashkullor, nuk kam idenë," shtoi Mercero. "Ne të tre nuk jemi fshehur pas një gruaje, por pas një emri."
Autorët gjithashtu pohuan se nëse do ta dinin se trilogjia e tyre do të bëhej aq e suksesshme, ata do të kishin zgjedhur një pseudonim më të përshtatshëm, por para se të dinin se çfarë po ndodhte, tha Diaz, "Carmen Mola" ishte "kthyer në një valë nga e cila nuk mund të dilnim" .. "



