Protestuesit janë përleshur me policinë në disa zona të Afrikës së jugut, ndërsa plaçkitësit kanë shkatërruar qendrat tregtare në vend.
Mediat e huaja bëjnë me dije se si shkak i trazirave numri i viktimave në vend ka shkuar në më shumë se 30.
Shumë vdekje u regjistruan nën situatën kaotike, ndërsa shumë njerëz ishin duke plaçkitur ushqime, pajisje elektrike, pije alkoolike dhe veshje nga qendrat me pakicë, tha për shtypin kryeministri i provincës KwaZulu-Natal Sihle Zikalala.
“Ngjarjet e djeshme sollën shumë trishtim. Numri i njerëzve që kanë vdekur vetëm në KwaZulu-Natal është 26. Shumë prej tyre vdiqën nga shkelja gjatë një situate kaotike ku njerëzit po plaçkitnin sende, "tha Zikalala.
We are seeing looting continue in Alexandra in Johannesburg. Police have now left this specific street and the crowd has grown. Earlier police fired rubber bullets and people responded by throwing stones. Several buildings have been torched @AJEnglish #SouthAfrica pic.twitter.com/4h9Kay9YTP
— Fahmida Miller (@FahmidaMiller) July 13, 2021
Trupat e 10 personave u gjetën të hënën në mbrëmje pas një përleshje në një qendër tregtare Soweto ndërsa plaçkitjet vazhdonin në provincën Gauteng, tha të martën kryeministri David Makhura.
Zyrtarët thanë se qeveria po punonte për t’u siguruar që dhuna dhe plaçkitjet të mos përhapeshin më tej.
Dhuna u shkaktua nga burgimi i ish-presidentit Jacob Zuma.
Mbështetësit e tij dolën në rrugë javën e kaluar, por situata është agravuar dhe më shumë pas një zemërimi për varfërinë e vazhdueshme dhe pabarazinë në Afrikën e jugut.



