Kryemadhi publikon foton: Ky është organizatori i vërtetë i skemës mafioze të inceneratorëve!

Kryemadhi publikon foton: Ky është organizatori i vërtetë i skemës mafioze të inceneratorëve!

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar në rrjetin social Facebook një fotografi të një personi të cilën ajo e konsideron organizatorin e vërtetë të skemës mafioze të inceneratorëve.

Në reagimin e saj, Kryemadhi shkruan se ky person është cilësuar nga mediat si bashkëjetues i Stela Gugalljes dhe shok i Klodian Zotot, pronarit tjetër të inceneratorëve.

Kryemadhi kërkon që të gjithë qytetarët ta fiksojnë këtë imazh pasi nesër mund ta shohin sërish, si pjesë të stafit elektoral të fushatës së Erion Veliaj.

 Organizatori i vërtetë i skemës mafioze të inceneratorëve, i cilësuar botërisht prej mediave si bashkëjetues i njërës prej pronarëve të inceneratorëve, znj. Stela Gugallja, mik i  pronarit tjetër të inceneratorëve Klodian Zoto, e bashkëpunëtor financiar i zyrtarëve të Rilindjes. Fiksojeni mirë, sepse nesër mund ta shikoni sërish, si pjesë të stafit elektoral të fushatës së Erion Veliaj.

Pasi, edhe kjo firmë e paligjshme e Veliaj për inceneratorin e Tiranës, është hedhur për llogari të tij dhe grupit të tij. E ndërsa shqiptarët paguajnë shumë shtrenjtë koncesionin 29€/ton për një incenerator që nuk ekziston, paratë publike shkojnë në xhepat e grupit të strukturuar kriminal të djegsave korruptiv, për të blerë media dhe paprekshmërinë nga drejtësia e intimiduar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy