Shoqëria Civile protestë për maskat me detyrim, shoqërohen 6 persona

Shoqëria Civile protestë për maskat me detyrim, shoqërohen 6 persona

Shoqëria civile ka organizuar një protestë para kryeministrisë në lidhje me maskat, që nga sot janë të detyrueshme edhe në ambientet e hapura. Ata janë mbledhur që nga ora 18:00 për të protestuar kundër këtij vendimi.

Për këtë protestë policia ka vepruar menjëherë dhe madje ende pa filluar mirë ka shoqëruar tre persona në komisariat. Më tej policia ka shoqëruar edhe disa të tjerë dhe në këtë mënyrë ajo ka përfunduar për pak më shumë se 30 minuta, pasi nisi në orën 18:00.

Mësohet se në total janë shoqëruar gjashtë persona, të cilët do të procedohen për tubime të paligjshme. Gjatë protestës së tyre të shkurtër ata brohoritën:  “Maskat nuk shpëtojnë jetë, ata janë të rrezikshme.”

Qeveria shqiptare e ndërmori këtë hap me pretendimin se ditët e fundit ka patur një rritje të shumtë të rasteve të reja me koronavirus. Sipas saj për të shmangur një mbyllje të dytë të vendit ky është hap i domosdoshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy