Bashkia e Tiranës përmbyt veten?! (VIDEO)

Bashkia e Tiranës përmbyt veten?! (VIDEO)

Pas më shumë se një muaji nga përmbytjet e Bibliotekës dhe Bashkisë në qendër të Tiranës, bashkia e Tiranës nuk ka ende një përgjigje zyrtare se çfarë e shkaktoi përmbytjen në godinën e saj. Ndërkohë, drejtori i Institutit të Ndërtimit, në një bisedë jashtë kamerës, ka thënë për TemA TV se përmbytja është shkaktuar për shkak të ndërtimeve që po kryhen në xhaminë e Tiranës.

Bashkia e Tiranës nuk ka ende një përgjigje për atë çfarë shkaktoi përmbytjen në godinën e saj në 23 qershor të këtij viti. Shirat e rreth një muaji më parë, sollën dëme të mëdha në katin e parë të Bashkisë,  duke dëmtuar rëndë sallat dhe dokumentacionet e arkivës, gjendjes civile dhe bibliotekës. Por, edhe pse korridoret katit të parë u përmbytën dhe përbaltën krejtësisht, duket se Bashkia e Tiranës nuk kërkoi asnjëherë ligjërisht arsyen se pse erdhi kjo përmbytje.

"Përmbytjet në godinën e Bashkisë së Tiranës kanë ardhur për arsye të punimeve që po bëhen në xhaminë e Tiranës. Nëse në Bibliotekën Kombëtare ka ardhur përmbytja për shkak të ujërave nëntokësorë nuk ka ndodhur kështu me Bashkinë. Në Bashki ka qenë një vrimë atje ngjitur me xhaminë dhe kur kanë filluar punimet e kanë hapur atë vrimë. Ujërat sipërfaqësore kanë gjetur kanalin, kanë hyrë atje dhe janë futur në Bashki", deklaroi Agron Hysenlliu, drejtori i Institutit të Ndërtimit.

Ajo që mund të themi është se, pavarësisht bisedave nën zë apo jashtë kamerës, askush nuk ka folur ende për të dhënë një prononcim publik dhe zyrtar për atë çfarë solli përmbytjen në Bashkinë e Tiranës. Ndërkohë, restaurimi i xhamisë së Et’hem Beut, që është ngjitur me Bashkinë e Tiranës është një projekt i mbështetur nga vetë qeveria, në kuadër të projektit “Rrugët e besimit”, që parashikon restaurimin e 5 xhamive monumente kulture.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy