Pesë të arrestuar për vrasjen e dy shqiptarëve nga Lezha në Itali, 3 prej tyre vëllezër

Pesë të arrestuar për vrasjen e dy shqiptarëve nga Lezha në Itali, 3 prej tyre vëllezër

Pesë shqiptarë të moshës 25-39 vjeç janë arrestuar nga policia e Milanos në Itali, për vrasjen e dy kushërinjve shqiptarë nga Lezha. Tre prej të arrestuarve janë vëllezër, që sipas hetimeve dyshohet të jenë të lidhur direkt me vrasjen e kushërinjve Lleshaj.

Mediat italiane shkruajnë se pas disa muajsh hetime dhe lëvizjesh të të dyshuarve në veri të Italisë, Shqipëri dhe Belgjikë, policia i ka arrestuar nëAltopascio, Zagaloro dhe Lier (Belgjikë), në përpjekje për t’i shpëtuar drejtësisë italiane, por edhe asaj të Kanunit.

Vrasja e dy kushërinjve Lleshaj në 10 nëntor 2016 tronditi komunitetin shqiptar në Canegrate.

Alban dhe Agron Lleshaj u gjetën të vdekur në një nga rrugët e zonës ku banonin. Ngjarja që fillimisht u duk si aksident rezultoi se kishte qenë një vrasje e dyfishtë për shkak të konflikteve mbi kontrollin e  territorit mes bandave kriminale të shpërndarjes së drogës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy