Vrasja në Divjakë për kanalin vaditës/ Familjarët e autorit të frikësuar, zbulohen të tjera detaje (VIDEO)

Vrasja në Divjakë për kanalin vaditës/ Familjarët e autorit të frikësuar, zbulohen të tjera detaje (VIDEO)

Korrespondentja Evi Gjini zbuloi për edicionin e lajmeve në MCN TV të tjera detaje në lidhje me vrasjen e 32-vjeçarit Besmir Kumria nga 25-vjeçari Xhesion Toromeni, pas një sherri mes dy familjeve për kanalet vaditëse. 

Gazetarja bën me dije se autori e ka pranuar vrasjen, ndërkohë që familjarët e tij ndihen të frikësuar. Banesat e autorit dhe viktimës, që ishin komshi me njëri-tjetrin, po ruhen nga policia. 

Ka nisur si një sherr banal mes dy familjeve, një debat për kanalet vaditëse që janë të përbashkëta në tokat bujqësore. Sherri kaloi te dy djemtë, që u përfshinë në këtë ngjarje tragjike. 32-vjecari Besmir Kumria ka ndërruar jetë. Autori i ka pranuar aktin e kryer. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po ruajnë banesën e autorit dhe viktimës, pasi janë komshi me njëri-tjetrin. Pala e autorit të ngjarjes ndihet e frikësuar. Nuk është rasti i parë që kanalet vaditëse dhe tokat bujqësore marrin jetë njerëzish. Ka qenë një vrasje e shpejtë. Ka hyrë mbrëmë. Autori ka ardhur me makinë, ka ndaluar afër derës së lokalit dhe ka qëlluar direkt me thikë dhe është larguar. Të pranishmit s’kanë shquar dot kush ishte autori. Asnjë prej lokaleve s’kishte kamera sigurie, çka vështirësoi punën e policisë. Dikush nga familjarët kanë treguar që ky është debati dhe gjithçka pastaj është kuptuar. Autori s’kishte shkuar mbrëmë në shtëpi pasi kishte kryer vrasjen. Policia po kërkon armën e krimit, thikën. Autori është prangosur pas pak orësh”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy