Në Itali janë 1 577 të prekur nga koronavirusi deri tani. Ndërsa që prej shpërthimit të epidemisë kanë ndërruar jetë për shkak të saj 34 njerëz dhe janë shëruar plotësisht 83të tjerë. Shifrat kanë dalë nga kreu i mbrojtjes civile, Angelo Borrelli.
Ka 639 pacientë me simptoma koronavirusi dhe 140 prej tyre janë në kujdes intensiv (nga të cilët 106 në Lombardi), rreth 9% të numrit të përgjithshëm të pacientëve të prekur.
"Maskat mungojnë sepse duhet furnizuar tregu. I kemi gjetur dhe po blejmë më shumë se 5 milionë; nesër do të vijnë 400 mijë dhe ne do t'i shpërndajmë, ne kemi shpërndarë tashmë disa mijëra, është aktivizuar mekanizmi organizativ. Nga dita e nesërme do të kemi mundësi të shpërndajmë maska që shërbejnë në sistemin shëndetësor". Nga sot postat do të rihapen në një numër vendesh në zonën e kuqe, për të lejuar pagesën e pensioneve dhe operacionet financiare të nevojshme për qytetarët", përfundoi ai.



