Ekstradimet, Biden mesazh Senatit për ratifikimin e traktatit me Shqipërinë

Ekstradimet, Biden mesazh Senatit për ratifikimin e traktatit me Shqipërinë

Shtëpia e Bardhë i ka dërguar një mesazh Senatit lidhur me Traktatin e Ekstradimeve SHBA-Shqipëri, me synim ratifikimin e këtij të fundit.

Bëhet fjalë për traktatin e firmosur në Tiranë më 22 dhjetor 2020. Kujtojmë që traktati i nënshkruar, që zëvendëson atë të 87 viteve më parë, është ratifikuar më herët në Kuvendin e Shqipërisë.

Në ekstradime përfshihen edhe veprat me karakter financiar, tatimor, doganor, korrupsionin, veprat mjedisore, në fushën informatike dhe çdo vepër që dënohet me heqje lirie për një periudhë maksimale prej më shumë se 1 viti.

Po ashtu ka një klauzolë të shtuar mbi veprën penale politike. 

Në mesazhin e Biden drejtuar Senatit që mban datën 7 prill thuhet se:

Traktati do të zëvendësojë traktatin e ekstradimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, nënshkruar në Tiranë më 1 mars 1933. Traktati ndjek përgjithësisht formën dhe përmbajtjen e traktateve të tjera të ekstradimit të lidhura së fundmi nga Shtetet e Bashkuara. Ai do të zëvendësojë një listë të vjetruar të veprave të ekstradueshme me një qasje moderne të ‘kriminalitetit të dyfishtë’, e cila do të mundësonte ekstradimin për vepra të tilla si pastrimi i parave, krimet e lidhura me kibernetikën dhe vepra të tjera më të reja që nuk figurojnë në listë. 

Traktati përmban gjithashtu një klauzolë të modernizuar të ‘veprës penale politike’ dhe parashikon që ekstradimi nuk do të refuzohet bazuar në shtetësinë e personit të kërkuar. Së fundi, Traktati përfshin një sërë përmirësimesh procedurale për të përmirësuar dhe përshpejtuar procesin e ekstradimit. Unë rekomandoj që Senati t'i kushtojë vëmendje të hershme dhe të favorshme Traktatit dhe të japë këshillat dhe pëlqimin e tij për ratifikimin”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy