Kriza politike/ Meta përkrah kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme (VIDEO)

Kriza politike/ Meta përkrah kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme (VIDEO)

Presidenca lëshoi një njoftim për shtyp në lidhje me takimin e zhvilluar me kryetarët e partive jo parlamentare këtë të martë në zyrën e tij.

Meta thotë se i njohu të gjithë pjesëmarrësit në takim me situatën dramatike të sundimit të ligjit, dhe veçanërisht me zbatimin e njëanshëm antikushtetues të Reformës në Drejtësi.

Manipulimi i procesit të emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke synuar kapjen e Gjykatës Kushtetuese përmes rrëmbimit të të drejtës kushtetuese të Presidentit të Republikës për të bërë emërimet e tij, është skandali më flagrant i Reformës në Drejtësi dhe shkeljes së Kushtetutës.Nuk do të lejoj askënd të neutralizoj kompetencat e Presidentit të Republikës, siç ia njeh Kushtetuta e vendit. Do të ndërmarrë çdo veprim për të ndaluar këtë puç kushtetues.

Kreu i Shtetit tha se përshëndet hapat e ndërmarra nga opozita për miratimin pa asnjë vonesë të reformës zgjedhore, si dhe qëndrimin publik të Opozitës së Bashkuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme të menjëhershme, me qëllim kthimin e legjitimitetit të munguar Kuvendit të Shqipërisë dhe rivendosjes së dialogut politik në institucione.

11.30 h-Meta përfundon takimin 90 minutësh me opozitën

Presidenti i vendit Ilir Meta, priti paraditen e sotme përfaqësuesit e partive të koalicionit opozitar në një takim të veçantë. Takimi, i cili u mbajt në Presidencë, nisi në orën 09:00 dhe përfundoi në orën 10:30.

PD përfaqësohej nga Lulzim Basha, LSI nga Petrit Vasili, PDIU nga Mesila Doda, LZHK nga Dashamir Shehi, PDK nga Nard Ndoka, PBDNJ nga Vangjel Dule, PAA nga Agron Duka.

Përfaqësuesit  e opozitës nuk kanë preferuar të komentojnë pas takimit, por Presidenca pritet të ketë një njoftim zyrtar dhe më pas dhe një komunikim i kreut të PD-së, Lulzim Basha për median.

Mësohet se i gjithë diskutimi ka qenë i fokusuar te reforma në drejtësi dhe në mënyrë të veçantë te Gjykata Kushtetuese.

09.05.- Ka nisur takimi mes Presidentit Ilir Meta dhe partive opozitare.

Në takim ndodhet kreu demokrat Lulzim Basha, ai i LZHK, Dashamir Shehi, i PAA, Agron Duka, i PDK, Nard Ndoka, ai i PNDNJ, Vangjel Dule si dhe Petrit Vasili nga radhët e LSI  dhe Mesila Doda nga PDIU.

08.01 h- Presidenti Ilir Meta do të presë këtë të martë në Presidencë kreun demokrat Lulzim Basha dhe aleatët e tij që janë jashtë parlamentit.

Në fokus të diskutimeve do të jetë kriza politike dhe ngërçi në Kushtetuese.

Ftesa u bë nga presidenti ditën e shtunë, ndërkohë që Basha dhe aleatët e pranuan menjëherë duke u treguar gati për t’u paraqitur në Presidencë.  Mbrëmjen e djeshme Basha ka zhvilluar një takim me aleatët për qëndrimin që do të mbajnë përpara Presidentit për zgjidhjen e krizës.

Pas opozitës Meta ka planifikuar edhe disa takime mes të tjerash me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë, një organizatë e pavarur, jo fitimprurëse, themeluar së fundmi nga një grup ish-ambasadorësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy