Hamataj: Dumani ka ngelur vetëm. Kërkesa për zgjatjen e mandateve për SPAK, i bën të paprekshëm (VIDEO)

Hamataj: Dumani ka ngelur vetëm. Kërkesa për zgjatjen e mandateve për SPAK, i bën të paprekshëm (VIDEO)

Avokati Ermal Hamataj, raportimin në Kuvend të kreut të SPAK, Altin Dumani, e sheh si thirrje për ndihmë dhe lënien e tij si një ishull të vetmuar.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se kreu i SPAK ka mbetur vetëm dhe se institucionet ligjzbatuese e pengojnë dhe i vendosin shkopinj nën rrota.

Nga ana tjetër kërkesën e Dumanit për rikandidim dhe zgjatjen e mandateve për prokurorët e SPAK i bën ata të paprekshëm, duke hedhur dyshim për një marrëveshje me politikën dhe shkëmbim favoresh.

Këto dalje të Dumanit qoftë në konferenca dhe raportimet në parlament, tregojnë se ka ngelur si ishull i vetmuar dhe asnjë institucion nuk i vjen në ndihmë.

Fakti që nënvizon se duhet të ndihmohet nga institucionet, tregon se nuk ndihet komod atje ku është.

Nëse deri tani SPAK ka pasur sukses në disa dosje, këto informacione i kanë ardhur nga partnerët, nga enkriptimet e Encro apo Sky.

Akoma SPAK nuk ka filluar hetimet e bujshme, ndoshta ndaj po kërkon ndihmë, se ndoshta institucionet e shtetit shqiptar nuk i vijnë në ndihmë por i vendosin shkopinj në rrota.

Fakti që gjithmonë kërkon ndihmë dhe i mëshon kësaj ndihme, ku i kërkon ndihmë parlamentit tregon se janë disa institucione ligjzbatuese që i dekonspirojnë punën.

Unë mendoj se zoti Dumani ka ngelur vetëm.

Dumani nuk mund të ndryshojë rregullat e lojës, nëse filloi me këto rregulla, gjatë kalimit të kohës zoti Dumani nuk mund të kërkojë fuqi të mbinatyrshme dhe të kërkojë mbrojtje të përjetshme për veten dhe kolegët e SPAK, duke kërkuar zgjatjen e mandateve për të dhe kolegët e tij dhe duke i bërë të paprekshëm.

Këtë institucion nuk e kontrollon askush, dhe nëse i zgjasim më tej mandatin çfarë ndodh më tej?

Nuk duhet të lejojmë që të krijohet një mit si Prokuroria e Posaçme, që ata që janë aty të vdesin aty.

Zgjatjen e afateve e ka në dorë parlamenti dhe nëse parlamenti e bën të “paprekshëm”, atëherë SPAK çfarë do iu ofrojë deputetëve dhe ministrave?

Kjo ngjall dyshimet se nëse do realizohet kërkesa e Dumanit, diçka në këmbim politikës i është dhënë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy