Rama njofton reformën e re: Keni 90 ditë kohë për t’u vetërregulluar

Rama njofton reformën e re: Keni 90 ditë kohë për t’u vetërregulluar

Kryeministri Rama ka bërë të ditur sot nisjen e një reforme të re, asaj të ujit. Rama tha se njësoj si reforma në sistemin energjetik, zbatimi i planit të hartuar do të bëjë të mundur pastrimin e rrjetit të furnizimit me ujë nga lidhjet e paligjshme. Rama tha se të gjithë ata që furnizohen me ujë në mënyrë të paligjshme kanë 90 ditë kohë për t’u vetërregullur. Pas kësaj kohe, ata do të përballen me penalitetet që përcakton ligji.

“Shteti shqiptar, përmes qeverive të ndryshme ka shpenzuar para për të pasur në 23 vjet 27 strategji kombëtare për ujin. Një pjesë e tyre thjesht janë financuar dhe askush nuk ka marrë vesh çfarë po financohej. Kjo pa folur për strategjitë që janë një mal i lartë letrash që jo vetëm nuk janë zbatuar por as i ka lexuar njeri përveç autorëve.

Ne kemi ndëtuar një plan operacional dhe duam që së bashku t’i përvishemi një pune kolosale për të dalë nga ky pozicion turpërues për vendin dhe poshtërues për konsumatorët familjarë në mbarë territorin e Shqipërisë. Nuk mundet që në një vend me pasuri kaq të madhe për shkak të paaftësisë, kjo pasuri natyrore të mos kthehet në cilësi jetese.

Plani nis me thirrjen publike për 90 ditë rresht. Të gjithë ata që furnizohen me ujë në rrugë të paligjshme kanë 90 ditë kohë të vetërregullohen. Njësoj si vjedhja e energjisë, edhe vjedhja e ujit dënohet me ligj. Ne do t’u japim kohë të gjithë konsumatorëve të vetërregullohen. Në bashkëpunim me bashkinë dhe Policinë e Shtetit do të bëjmë prerjen e lidhjeve të paligjshme. Por pas kësaj duhet të lidhin kontratën në mënyrë që të mos penalizohen. Deri në qershor duhet të kemi pajisur me matësa në të gjithë territorin. Në më pak se një vit, beteja duhet të jetë e fokusuar te ndryshimi i mendësisë”, tha Rama.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy