Memaliaj, 65-vjeçari vetëvritet me armë gjahu

Memaliaj, 65-vjeçari vetëvritet me armë gjahu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Memaliaj, ku një 65-vjeçar është vetëvrarë me armë gjahu. Burime nga policia bënë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Krahës i Sipërm, rreth orës 03:15 të mëngjesit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i policisë

Më datë 27.01.2021, rreth orës 03:15, në fshatin Krahës i Sipërm, bashkia Memaliaj, në banesën e tij është vetëvrarë me armë gjahu  shtetasi N. M., 65 vjeç.

Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera, përveç asaj të shkaktuar nga arma e gjahut.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë  të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy