Drafti i “Pezullimit”/ Nano: E drejta e gjyqtarit për të pezulluar një funksionar të lartë ishte një teprim, por ligjet nuk ndryshohen sa herë preken interesat e maxhoramcës (VIDEO)

Drafti i “Pezullimit”/ Nano: E drejta e gjyqtarit për të pezulluar një funksionar të lartë ishte një teprim, por ligjet nuk ndryshohen sa herë preken interesat e maxhoramcës (VIDEO)

Analisti Mustafa Nano komentoi për edicionin e lajmeve në MCN TV ndryshimet ligjore që pengojnë gjykatat të pezullojnë ministrat dhe funksionarët e lartë.

 

Nano nënvizon këtu se ligji që i jep të drejtë gjyqtarit të pezullojë një funksionar të lartë të zgjedhur apo të emëruar ishte i gabuar, por fakti që ndryshimi i tij po bëhet për një interes konkret të maxhorancës bie erë. Qeveritë serioze i ndryshojnë ligjet me një logjikë tjetër.

 

Ka disa gjëra për të nënvizuar. Së pari, të bën përshtypje motivimi, mbi bazën e të cilit ndryshohet një ligj: në rastin konkret motivimi është një interes i maxhorancës. Ligjet nuk ndryshojnë në këtë mënyrë.

Ai shtoi se problemi kryesor është se në qeveri ndodhet një person i akuzuar. 

 

Por këtu problemi është një tjetër. Ndryshimi i ligjit lë një problem të madh të pazgjidhur. Në qeverinë Rama mbetet një anëtar i kabinetit, mbi të cilin rëndon një akuzë e rëndë. 

 

Qeveritë serioze nuk mbajnë brenda vetes anëtarë nën akuzë. Ministri duhet të largohet, edhe pse prezumohet i pafajshëm derisa të provohet fajtor. Rama, sipas meje, ka gabuar që ka refuzuar tri herë dorëheqjen e Ballukut. Në lojë është imazhi i një vendi. Ligji është pak i çuditshëm, nuk duhet të ishte.

Sa i përket akuzave të ngritura nga Rama ndaj Prokurorisë së Hagës nga Prishtina, Nano tha nuk është një gjuhë kryeministrore dhe se duhet gjetur gjuha e duhur për të mbajtur një qëndrim ndaj prokurorisë speciale.

 

Ndalemi pak edhe tek fjala e Ramës sot në Kosovë. Kryeministri nuk i kurseu epitetet, duke e quajtur organin e akuzës një prokurori idiotësh, dhe duke kritikuar kërkesën për dënimin e liderëve me 180 vite burg. 

 

Nuk është një gjuhë kryeministrore. Gjuha është e papërshtatshme. Qëndrimi është një qëndrim që duhet mbajtur sepse këtu nuk është në lojë nderi dhe reputacioni i katër personave, por po gjykohet historia e Kosovës. Në bangën e të akuzuarëve kemi historinë e UÇk-së, jo katër persona.

 

Pres që dënimi të ulet shumë. Pretenca e prokurorëve m'u duk me një gjuhë politike, jo juridike. Besoj se avokatët e Thaçit e Co., do t'ia dalin. Kam bindjen se dënimi i tyre do ulet shumë. Dhe nëse ata dënohen, kjo dënon historinë e çlirimit të Kosovës dhe e nxjerr këtë histori si kriminale. Prandaj kam pritur një reagim të fortë nga Prishtina. 

 

Nuk duhet që lufta e Kosovës të mbetet në histori si një luftë gangsterësh. Kam përshtypjen se e vërteta nuk është kjo. Dhe është kjo gjëja më e rëndë që po ndodh në Hagë këto ditë. Është vënë në bankën e të akuzuarve historia e Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy