Tjetër incident në Jug, dy të rinj sulmojnë turistin amerikan (VIDEO)

Tjetër incident në Jug, dy të rinj sulmojnë turistin amerikan (VIDEO)

Një video e cila po qarkullon në rrjete sociale, tregon një tjetër incident që është regjistruar në Jug të vendit, konkretisht në Himarë.

Në videon e mësipërme shihen dy të rinj, të cilët konfliktohen me një shtetas të huaj. Sipas personave që kanë filmuar këtë moment, turisti mësohet se është amerikan.

Dy djemtë shqiptarë shihen teksa përplasen fizikisht me shtetasin e huaj, por duke u favorizuar nga fiziku i tij, turisti, arrin që t’i shmangë të dy. Ai dëgjohet teksa u thotë “largohuni” ndërsa bën përpjekje për t’u larguar. Nuk dihen arsyet e këtij konflikti, ndërsa këto veprime nuk ndikojnë aspak mirë në mbarëvajtjen e turizmit në vendin tonë.

Disa ditë më parë një tjetër incident më i dhunshëm u regjistrua në Himarë mes disa pushuesve dhe pronares së një vile që lëshon dhoma për pushuesit. Shkak për konfliktin në këtë rast u bë një mosmarrëveshje për ditët e qëndrimit në hotel, si dhe kushtet jo të mira në ato ambiente.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy