Lirohet Berisha/ Kulla: Fitore e politikës. Njerëzit e zgjedhur nuk duhet të shkojnë në burg derisa të dënohen

Lirohet Berisha/ Kulla: Fitore e politikës. Njerëzit e zgjedhur nuk duhet të shkojnë në burg derisa të dënohen

Analisti Ilir Kulla tha në studion e emisionit “Zonë e Lirë” në MCN Tv se lirimi i ish-kryeministrin Berisha është pikë së pari fitore e vetë politikës.

Sipas Kullës, njerëzit e zgjedhur nuk duhet të shkojnë në burg deri sa të dënohen.

Unë mendoj se Rama është ndjerë mirë.

Është fitore e Berishës. Është fitore e politikës. Kemi një përplasje si politikës si e tillë dhe sistemit të drejtësisë .

Njerëzit e zgjedhur nuk duhet të shkojnë në burg derisa të dënohen. Imuniteti është parashikuar në Kushtetute për të ruajtur demokracinë.

Jemi në pikë që dosja është mbyllur. Berisha do të shkojë në gjykatë, ai dhe avokatët e tij do duhet të përballet me këtë gjykim.

E prisja daljen e Berishës sepse nuk kishte më asnjë logjikë. Në momenti në GJK, merr një vendim dhe thotë që ndalimi i këtij shtetasi për të dalë jashtë vendin është i paligjshëm tregon që të gjitha masat e marra bien. Aq më tepër kur jemi në kushtet që dosja është mbyllur dhe dërguar në gjykatë

.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy