Përmbytjet në Vlorë/ Dredha: Ka ende prezencë uji në disa zona, 55 persona të evakuuar

Përmbytjet në Vlorë/ Dredha: Ka ende prezencë uji në disa zona, 55 persona të evakuuar

Kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha duke folur përmes një lidhjeje në edicionin e lajmeve në MCN TV tha që ka ende prezencë uji në disa zona të Vlorës, por situata është përmirësuar.

Ai bëri me dije se në total janë evakuuar 55 persona, që janë pajisur me veshmbathje dhe ushqim. Kryebashkiaku pranon nevojën për përmirësim në infrastrukturën e kanalizimeve, por thekson se prurja e reshjeve ka qenë e lartë dhe ndikimi në qytet ishte i pashmangshëm.

Situata është duke u përmirësuar, ka ende zona që janë në prezencë të ujit. Është lagjja “Kushtrimi”, një pjesë e saj është nën ujë, kemi çuar disa mjete për të tërhequr ujin, po ashtu është zona te Albano dhe Romina, dhe zona te Kisha Ortodokse. Kemi marrë goxha mbështetje nga institucionet, AKUM-i, ministria e Mbrojtjes, që na ka sjellë mjete për të na ardhur në ndihmë, makina auto-pompa dhe sonda. Problematike mbetet zona e garazheve, apo parkimeve të ndërtesave, patjetër është prioritet, por fillimisht të lirohet territori nga uji dhe pastaj kalojmë te garazhet. Kemi evakuuar gati 55 persona, që i kemi vendosur te konviktet e Shkollës Industriale dhe Mjekësore. I kemi pajisur me veshmbathje dhe ushqim. Janë 62 ndërsa me prezencë uji. Kemi mbledhur Këshillin e Emergjencave ku ka qenë i pranishëm edhe ministri Pirro Vëngu. Infrastruktura në kanalizime patjetër ka nevojë për përmirësim por gjithë ajo prurje reshjesh që ka ardhur ditën e djeshme, që ka qenë 180 mm për dy orë e gjysmë, patjetër që do kishte këtë lloj impakti në qytet. Gjithë përmbytja ka ardhur nga kanali i ujërave të larta, patjetër që aty ka edhe ndërtime pa leje. Ishte mbi kapacitetin marrës të kanalit, që bëri që uji të vërshojë drejt qytetit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy