“Faleminderit për gjithçka”, telefonata e fundit e dy të rinjve italianë që u dogjën në kullën e Londrës (FOTO)

“Faleminderit për gjithçka”, telefonata e fundit e dy të rinjve italianë që u dogjën në kullën e Londrës (FOTO)

Gloria Trevisan dhe Marco Gottardi janë dy të rinj italianë që humbën jetën në zjarrin që përfshiu kullën “Grenfell” në Londër. Çifti i arkitektëve të sapodiplomuar jetonin prej tre muajsh në një prej aparatamenteve të kullës që u shkrumbua nga zjarri pak ditë më parë në kryeqytetin britanik.

Pasi e kanë parë se flakët po ngjiteshin në katin e 23-të, ku ata jetonin, dhe nuk kishin asnjë mundësi shpëtimi, dy të rinjtë u kanë telefonuar familjeve për lamtumirën e fundit.

“Faleminderit për gjithçka ke bërë për mua”, kanë qenë fjalët e Glorias për nënën e saj.

“Fillimisht u përpoq të na qetësonte, duke thënë se gjithçka ishte nën kontroll, por më pas, në telefonatën e dytë, tha se tymi ishte përhapur gjithandej dhe flakët po ngriheshin lart. Nuk mund ta heq nga mendja zërin e tij”, thotë babai i Marco-s.

Gloria Trevissan, 27 vjeçe, kishte përfunduar studimet master për arkitekturë në Universitetin e Venecias vitin e kaluar. Ajo postonte shpesh foto të Londrës, të kapur nga dritarja e apartamentit. / Daily Mail / Përgatiti: Gazmira sokoli /


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy