Deputeti i PS Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin/ Rusta: Nën hetim për shpërdorim detyre (VIDEO)

Deputeti i PS Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin/ Rusta: Nën hetim për shpërdorim detyre (VIDEO)

Deputeti i PS Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit pas vënies nën hetim SPAK.

Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije:

“Një hetim i nisur në 2021 për shpërdorim detyre rezulton që është shkaku i dorëheqjes së deputetit Jurgis Çyrbja. Edhe pse në një reagim jo zyrtar përmes mediave dhe gazetarëve z.Çyrbja shprehet se për shkak se është vit elektoral vendosa të lë mandatin, do kujdesem për shëndetin tim, më duhet të kryej një ndërhyrje kirurgjikale. Janë këto ndër versionet që ai u ka dhënë gazetarëve. Ndërsa Mcn Live ka mundur të mësojë nga burime pranë SPAK, se pardje z. Çyrbja për rreth 5 orë është pyetur nga oficerët e BKH për llogari të prokurorit Dritan Prençi ka kërkuar përgjigje për veprat penale dhe për firmat që Çyrbja ka hedhur në vitin 2016, teksa ka qenë drejtor i Kadastrës në qytetin e Durrësit. Rezulton se brenda 1 dite ai ka firmosur, siç sqarojnë burime për MCN Live, mbetet për t’u parë sa do verifikohet ky fakt, dy certifikata pronësie me mbivendosje. Pritet që brenda kësaj jave SPAK ta rinjoftojë z. Çyrbja dhe t’i komunikojë zyrtarisht akuzën për shpërdorim detyre. Është një kallëzim i bërë nga PD, nga Edi Paloka. Në rast se do dokumentohet dhe bindet gjykata për prova të ligjshme, rrezikon deri në 3 vite burgim për shpërdorim detyre. Por kjo është një vepër që masivisht dënohet me shërbim prove, me kushtin që mos ushtrojë funksion në 5 vitet e ardhshme. Në javën e jashtme ai do të jetë nën akuzë, dhe do t’i komunikohet akuza”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy