Pas kërkesës që Prokuroria e Përgjithshme i ka bërë Parlamentit për të shkarkuar deputët Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, ka reaguar ky i fundit. Në një da;je për mediat paraditen e sotme, Tahiri pranoi që është dënuar në Itali për një çështje që nuk përfshihet në ligjin e dekriminalizmit. Tahiri e cilësoi lojë politike kërkesën për largimin e tij nga Parlamenti.
“Unë jam vënë në dijeni nga prokuroria dhe kam marrë masat. Kam vënë në dijeni KQZ-në. Pyeta në Itali për dënimin tim në mungesë, një dënim për patentë false. Sa për dënimin për para false, kam qenë vizitor në Itali. Në autostradë kam marrë një lëng portokalli dhe kam marrë kusur një 10-liretëshe. Në autostradë më erdhi policia dhe bënë një sqarim verbal të momentit. Nuk jam dënuar për këtë. Kërkesa e prokurorisë më duket absurd. Nuk ka asnjë lidhje me ligjin e dekriminalizmit, ky dënim nuk bën pjesë në ligj. Unë po kontaktoj me organet kompetente në Itali për ta çuar drejtësinë në vend”, tha ai.
Jam përfaqësues i komunitetit çam, pjesë e të djathtës. Bëj pjesë te grupi parlamentar i PD. Mua më kanë përzier në balanca të paqena. Ligji i dekriminalizimit nuk mund të merret me patenta. Ka plot çështje të tjera për t’u marrë me to.
Në 2004 ma kanë marrë patentën, jam dënuar në 2009. I ftoj të gjithë të verifikojnë sistemin sa herë kam hyrë dhe kam dalë nga vendi drejt Italisë. Nuk është kjo arsye për të më ndërprerë mandatin. Mua më duket balancë politike.



