Kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha sot në protestën e çadrës PD nuk e mbështet reformën në drejtësi, që sipas tij Rama synon ta bëjë për të garantuar pushtetin e tij. Basha akuzoi kryeministrin se nuk ka mbajtur premtimet me të cilat erdhi në pushtet, ndaj për këtë duhet të largohet për t’i lënë vendin asaj që ai e quan republikë e re.
Pjesë nga fjala e Bashës
Axhenda e vetme e teatrit të shëmtuar të kukullave që luhet përditë për trushplarjen e popullit mbetet pushteti. Institucionet u kapën nga kriminelët që Rama nuk i gjeti por i solli në qeverisjen e tij për kapjen e shtetit, për pasurimin dhe pushtetin e çetës së tij bandite.
Rama nuk do që reforma në drejtësi të bëhet sipas formulës amerikane, por sipas formulës, Rama-Xhafa-Shullazi –Tahiri, që garanton pushtetin e tij.
Shqipëria u kthye në Panamanë dhe Kolumbinë e Europës. Vendet e punës u asgjësuan, shëndetësia në kolaps, fuqia blerëse në nivele afrikane, pensionistët me sytë përtokë. Kjo është vepra e rilindjes së krimit dhe krimit të rilindur në nivelet më të larta shtetërore.
Për 3 vite e gjysmë ne bëmë betejë. E vërteta e shqiptarëve të zhytur në dëshpërim deh korrupsion galopant nuk depërtoi dot derisa ju u ngritët dhe u bashkuat në këtë lëvizje.



