Statuti i 18 dhjetorit/ Apeli shtyn për të tretën herë seancën për ankimin e Alibeajt

Statuti i 18 dhjetorit/ Apeli shtyn për të tretën herë seancën për ankimin e Alibeajt

Është shtyrë për të tretën herë seanca në Apel e ankimimit të PD-së për statutin e 18 dhjetorit.

Seanca ishte parashikuar të mbahej ditën e sotme në orën 9:30, por u shty për shkak të mungesës së një gjyqtari.

Mësohet se gjyqtarja Emona Muçi, ka munguar për shkaqe shëndetësore.

Seanca e radhës është parashikuar të mbahet në datën 20 dhjetor, në orën 9:30.

Trupi gjykues qe po shqyrton çështjen përbëhet nga gjyqtarët: Irida Kacerja, relatore dhe Genti Shala e Emona Muçi anëtarë.

Më 18 mars, gjyqtarja Blerina Muça vendosi pranimin e kërkesës së PD dhe depozitimin e statutit e vendimeve të dala nga Kuvendi Kombëtar i mbajtur më 17 Korrik 2021.

Më 25 mars, gjyqtari Agron Zhukri vendosi që organi zyrtar i PD-së të jetë Komisioni i Rithemelimit, për të cilin është paraqitur ankimim nga Enkelejd Alibeaj.

Por më 22 prill Gjykata e Tiranës  pranoi ankimin e PD-së, përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, i cili kërkon zhbërjen e vendimit Zhukri që i dha Sali Berishës selinë e partisë

Kujtojmë se Agron Zhukri vendosi që Grupi i Rithemelimit të jetë organi drejtues në PD.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy