
Policia e Tiranës ka arrestuar administratorin e një klinike dentare një stomatolog dhe ka proceduar në gjendje të lire 12 punonjës. Sipas policisë, në këtë klinikë kryheshin shërbime dentare me preparate të skaduara. Janë sekuestruar edhe prova materiale.



